Vushtrria në festë
Qyteti i Vushtrrisë është në festë. Kjo pasi Llamkos Kosova do ta festojë të dielën titullin e parë të kampionit në histori të vetë. Me gjasë, vushtrriasit do të festojnë pa lojë, pasi Prishtina s’do të udhëtojë për ta zhvilluar ndeshjen e fundit kampionale.
Sport
Sot ka festë Vushtrria. Kjo pasi skuadra e këtij qyteti, Llamkos Kosova, do ta festojë titullin e kampionit të Kosovës në futboll, të parin në histori të tij.
Për këtë, flamuj dhe parulla të ndryshme janë bërë gati për të dielën, kur edhe do të festohet titulli historik, edhe pse pa e zhvilluar ndeshjen e fundit kampionale, pasi Prishtina nuk do të udhëtojë fare në ‘Ferki Aliu’.
Siç shihet edhe në fotografi, në qytet janë vendosur balona dhe parulla të ndryshme. Sot, në Vushtrri do të flitet vetëm për futbollin.