Vuçiç uron Majlindën: Bravo, hallall të qoftë për suksesin

15:02 | 10 Gusht 2016

Aleksandar Vuçiq, e ka uruar në mënyrë korrekte olimpisten kosovare, Majlinda Kelmendi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka uruar në mënyrë korrekte olimpisten kosovare, Majlinda Kelmendi.

“Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”.

“Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara”.

“Gjoja se njerëzit nuk e dinë se Kosova tashmë është anëtare e Komitetit Olimpik, apo që UEFA e ka pranuar Kosovën duke e shkelur statutin e saj”, shkruan “Klan Kosova”.

“Iu kam ikur komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”.