Vuçiq paralajmëron natë të gjatë bisedimesh në Bruksel
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se detyra parësore e Serbisë është që në kuadër të dialogut me Kosovën të sigurohen kushte që serbët të mbesin në Kosovë dhe të kenë siguri.
Lajme
“Detyrë jona kryesore është që serbët të mbeten në Kosovë dhe të ndihmojmë që ta ruajnë sigurinë e tyre. Në shpresojmë se do të ketë mirëkuptim për kërkesat tona, kurse ne do të insistojmë për këtë”, tha Vuçiq për televizionin publik RTS gjatë ditës e para takimit me Isa Mustafën në Bruksel.
Ai tha se rundi i ri i dialogut do të zgjasë “sonte kushedi deri kur em qëllim që të bëhen marrëveshje që nuk do të dëmtojnë interesat nacionale serbe dhe të cilat BE-ja i konsideron të domosdoshme.
Sipas Vuçiqit, sonte do të bisedohet për problemet në telekomunikacion dhe energjetikë, problemin e sigurimeve të automjeteve, çështjen e mbrojtjes civile, buxheteve komunale në veri të Kosovës, urën mbi Ibër.
Vuçiq shprehu kënaqësinë që BE-ja do të marrë pjesë aktive në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, në mesin e të cilëve edhe Korridoi X dhe autostrada nga Kosova deri në Nish.