Vrasje e rëndë në tentativë në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur me 8 qershor në fshatin Lajqiq të Kamenicës. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas…

Lajme

20/06/2024 08:43

Një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur me 8 qershor në fshatin Lajqiq të Kamenicës.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Lajqiq, Kamenicë / 08.06.2024-16:30. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.