Vrasja e Sadri Sadriut, nis gjykimi ndaj ish-policit dhe të akuzuarit tjetër

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca ndaj ish-policit Festim Ramadani dhe Jeton Misinit të akuzuar për vrasjen e Sadri Sadriut. Dy të akuzuarit nuk kanë pranuar fajësinë. Sipas aktakuzës, Ramadani më 16 gusht 2024, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare, në prani të…

Lajme

29/09/2026 09:44

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca ndaj ish-policit Festim Ramadani dhe Jeton Misinit të akuzuar për vrasjen e Sadri Sadriut.

Dy të akuzuarit nuk kanë pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, Ramadani më 16 gusht 2024, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare, në prani të dhjetëra personave, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës Sadri Sadriu.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.