Von der Leyen viziton Kosovën, takon krerët institucionalë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi me Haxhiun do të mbahet në Presidencë, duke nisur nga ora 12:30. Ndërkaq, në orën 13:00, von der Leyen do të pritet nga kryeministri…
Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me Haxhiun do të mbahet në Presidencë, duke nisur nga ora 12:30.
Ndërkaq, në orën 13:00, von der Leyen do të pritet nga kryeministri Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit me Kurtin është paraparë edhe një konferencë për media.
Vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e një turi në rajon.
Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë sot drejt Podgoricës, ndërsa turneu i saj do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.