Vojvoda kthehet në Torino – nuk ia del për ndeshjet e qershorit
Mërgim Vojvoda do të jetë mungesa tjetër e Kosovës për ndeshjet e qershorit.

Sport
Mbrojtësi i krahut, Vojvoda nuk ka udhëtuar me kombëtaren e Kosovës drejt Qipros, përcjell lajmi.net.
Kombëtarja ka udhëtuar sot për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, por me grupin nuk shkoi lojtari i Torinos.
Ai nuk u rikuperua dot nga lëndimi dhe është kthyer në Torino për të vazhduar trajtimin e tij.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë për rastin në fjalë. /Lajmi.net/