“The Voice” dhe “X factor” sërish në “luftë” për Ritën

Një vit më parë ishte hapur "lufta" midis dy rivalëve në televizion për këngëtaren kosovare Rita Ora.

Bota

07/02/2016 03:49

Këngëtarja e cila i shijoi të dyja programet duket që sërish do të jetë target i dy formateve.

Rita sërish po kërkohet nga “The Voice” që të ulet në karrigen e trajneres për sezonin e dytë të saj.

Burime pranë spektaklit kanë treguar se produksioni është i interesuar mbi Ritën për shkak se është për momentin elementi që po zgjon më së shumti kuriozitet në Britani.

Sezonin e kaluar në “The Voice” Rita nuk preku as finalen, ndërsa në “X Factor” doli fitimtare./prive