VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV, s’e përmend që janë në një koalicion: Duhet përgjegjësi
VLEN, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dënuar glorifikimin Ratko Mlladiqit, të bërë nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut. VLEN ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme, duke shtuar se, kush nuk respekton viktimat nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve. Ndryshe, VLEN është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE…
Lajme
VLEN, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dënuar glorifikimin Ratko Mlladiqit, të bërë nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut.
VLEN ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme, duke shtuar se, kush nuk respekton viktimat nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.
Ndryshe, VLEN është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit, pjesë e të cilit koalicion, është edhe partia e serbëve në RMV.
Postimi:
VLEN dënon fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës
VLEN dënon fuqishëm çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda.
Akoma më shqetësuese është kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.
Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve.
VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme. Kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.