VLAN ëndërron edhe Presidencën
Situata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në tash e tre muaj ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin.

Lajme
Blloku opozitar me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin.
Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur.
Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa.
E ky është posti i presidentit.
Por presidentja sipas Kushtetutës ka mandat pesë vjeçar dhe pavarësisht dëshirave të blloqeve të të cilitdo krahë, Atifete Jahjaga me siguri do të mbajë pozitën e saj deri më 2016, e për këtë e ka edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.