Vizer: Rezultatet e Majlindës frymëzim për sportin kosovar

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka qenë pjesëmarrës në përurimi e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë.

Sport

28/02/2020 12:27

Xhudistja jonë është bërë me shtatore, e cila është vendosur në qytetin e Pejës, dhe gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i saj.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për sportin tonë që të kemi një përfaqësuese të tillë një nga atletet më madhështore në botë si dhe një nga më të mirat brenda familjes së xhudos”, ka deklaruar Vizer, përcjell lajmi.net.

“Unë dua t’ju uroj të gjithë juve si komb i Kosovës për këtë arritje, para së gjithash faleminderit Majlinda, Driton, Agron dhe të gjithë familjes Xhudos të mbështetur nga Qeveria nga Komiteti Olimpik dhe nga shpirti i tyre e cili është edhe shpirti I kombit të Kosovës gjithashtu”.

“Unë mendoj se rezultati i Majlinda është frymëzimi më i mirë për të gjithë sportin kosovar për kombin dhe ju mund të jeni krenar që një nga përfaqësuesit më të mirë të sportit në botë është bartësi i flamurit të kombit tuaj”./Lajmi.net/