Vitin tjetër merret vendimi për të ardhmen e Walker

Vitin e ardhshëm pritet të zgjidhet çështja e të ardhmes së Kyle Walker. Kontrata e Kyle Walker me Manchester City do të skadojë në vitin 2024 dhe, pavarësisht se ai është ende mbrojtësi i djathtë i zgjedhur i parë i klubit, ai do të duhet të presë për të parë nëse koha e tij në…

Sport

18/09/2022 15:41

Vitin e ardhshëm pritet të zgjidhet çështja e të ardhmes së Kyle Walker.

Kontrata e Kyle Walker me Manchester City do të skadojë në vitin 2024 dhe, pavarësisht se ai është ende mbrojtësi i djathtë i zgjedhur i parë i klubit, ai do të duhet të presë për të parë nëse koha e tij në ekip do të zgjatet.

‘Daily Star’ ka pohuar se të dyja palët janë të qetë në lidhje me situatën, ndërsa janë gjithashtu të vetëdijshëm se do të duhet të zgjidhet në një mënyrë ose në tjetrën në kohën e duhur, përcjell lajmi.net.

Anglezi është lojtar i ‘Citizens’ që nga viti 2017, kur kaloi nga Tottenham Hotspur drejt ‘Etihad’./Lajmi.net/