Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës në lidhje me Ligjin për Sigurimet Shëndetësore që sot do të jetë në votim. Ai fillimisht ka kërkuar falje për mos-pjesëmarrjen e tij në diskutimet që janë bërë për ligjin në Komisionin Parlamentar, po ka thënë se nuk ka qenë i ftuar…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës në lidhje me Ligjin për Sigurimet Shëndetësore që sot do të jetë në votim.
Ai fillimisht ka kërkuar falje për mos-pjesëmarrjen e tij në diskutimet që janë bërë për ligjin në Komisionin Parlamentar, po ka thënë se nuk ka qenë i ftuar për të marrë pjesë aty.
“Ky ligj nuk është hera e parë që vjen në kuvendin e Kosovës, në fundin e vitit 2024 vetëm ka kaluar por për shkaqe procedurale është kthyher nga Gjykata Kushtetuese. Ka pas diskutime dhe konsultime publike, dhe në këtë fazë ministria ka pranuar shumë komente nga Zyra për Planifikime Strategjike në zyrën e Kryeministrit , nga Banka Botërore nga UNCR nga KRCT, nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nga Asociacioni i Spitaleve Private, nga Oda Ekonomike Amerikane, nga Shoqata e të Drejtave të PAcientëve në Kosovë”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se janë riformuluar dispozitat strategjike me ATK-në dhe Ministrinë e Financave.
“Nga fundi i dhjetorit të vitit 2024 deri sot ka pas edhe mundësi të tjera diskutimesh dhe është diskutuar për këtë ligj, por më lejoni të falenderoj të gjitha grupet parlamentare për dhënien e pëlqimit për këtë ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm por për dinamikën dhe implementimin e tij do të punojmë ditë e natë dhe përgjegjësia do të na takoj beve. Jam i sigurt se qytetarët shpejtë do të bëhen me sigurime shëndetësore”, ka thënë Vitia. /Lajmi.net/