Franca kualifikohet në gjysmëfinale – shkëlqen Mbappe, por lëndohet!
Franca është kombëtarja e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit. “Gjelat” fituan kundër Marokut me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, ku Kylian Mbappe huqi penalltin. Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Mbappe shënoi një super gol për ta hapur ndeshjen. Nuk vonoi shumë dhe…
Sport
Franca është kombëtarja e parë që është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit.
“Gjelat” fituan kundër Marokut me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, ku Kylian Mbappe huqi penalltin.
Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Mbappe shënoi një super gol për ta hapur ndeshjen.
Nuk vonoi shumë dhe Franca gjeti golin e dytë. Ousmane Dembele , në minutën e 66-të, pas asistimit të Mbappes, arriti të dyfishoi epërsinë e Francës.
Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për Francën, ndodhi diçka e papritur. Në minutën e 77-të, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga ndeshja pas një lëndimi që mori.
Mbetet të shihet nëse superylli i Francës do të jetë i gatshëm për gjysmëfinale.
Franca në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Spanjë-Belgjikë./lajmi.net/