Mot me diell dhe temperatura deri në 29 gradë të premten

Kosova të premten do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira kalimtare në disa zona të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 25 dhe 29 gradë, transmeton lajmi.net. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej…

Lajme

09/07/2026 23:50

Kosova të premten do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira kalimtare në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 25 dhe 29 gradë, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë./lajmi.net/