Vitia për rastin e Gëzim Berishës: Dhuna në familje nuk do të tolerohet nga asnjë punonjës shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili është ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje. Vitia ka bërë të ditur se për rastin është informuar gjatë rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili është ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje.
Vitia ka bërë të ditur se për rastin është informuar gjatë rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ka kontaktuar anëtarët e Bordit të ShSKUK-së për të kërkuar ndërmarrjen e masave të nevojshme.
“Rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm mora lajmin dhe dëgjova me anëtarët nga bordi i SHSKUK-së që të merren të gjitha masat, të jenë në kontakt me organet përgjegjëse dhe, nëse vërtetohet, të merren të gjitha masat për të cilat ata më thanë se janë duke i bërë”, deklaroi Vitia për Klan Kosova.
Ai theksoi se raste të tilla nuk do të tolerohen nga asnjë punonjës shëndetësor.
“Këto janë raste të cilat nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë nga asnjë punëtor shëndetësor. Në koordinim me organet përgjegjëse do të merren masat meritore”, u shpreh ministri Vitia.