Vinicius Jr do të paraqitet në Copa America por jo në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior nuk do të paraqitet me Brazilin në Lojërat Olimpike.

Sport

09/06/2021 20:57

Vinicius Junior do ti thotë lamtumirë ëndrrës për të fituar një medalje Olimpike.

Sipas “Goal.com”, problemi qëndron tek Real Madridi të cilët nuk janë të gatshëm ta lënë brazilianin të paraqitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Përpos Vinicius, as Militao i cili mund të paraqitet në Lojërat Olimpike nuk do të lejohet nga Real Madridi.

Ndërsa, vendimi për Rodrygo Goes dhe Reiner Jesus ende nuk është marrur./Lajmi.net/