Vieira: Të luash në Premier Ligë nuk është e lehtë

Fabio Vieria ka folur në lidhje me ligën angleze.

Sport

19/06/2022 12:07

Vieria tashmë është lojtari i ri i Arsenal, edhe pse ‘Topçinjtë’ ende nuk e kanë zyrtazizuar.

Por, ishte klubi i Portos që e bëri zyrtare që portugezi do të luajë në ‘Emirates’ sezonin e ardhshëm.

Vieria në një intervistë për ‘The Mirror’ ka folur në lidhje me transferimin e tij te Arsenal.

“Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në Porto, por ky shans është i rëndësishëm për çdo profesionist”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.

Tutje, mesfushori tha se nuk do të jetë e lehtë të luajë në Premier Ligë, por do të punojë fortë.

“Të luash në Premier Ligë nuk do të jetë e lehtë dhe premtoj vetëm të punoj, të punoj, të punoj”, vazhdoi ai.

Transferimi i portugezit Arsenalit i kushtojë rreth 25 milionë euro./Lajmi.net/