Vidal refuzon ofertën e gjigantit brazilian

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka refuzuar kalimin në Brazil, te gjiganti Flamengo.

Sport

06/05/2021 15:22

Sipas Gazzetta dello Sport, 33-vjeçari ka pranuar ofertë nga Flamengo, por lojtari dëshiron të mbetet në Itali me “Neurazzurët” që fituan Scudetton për herë të parë që nga viti 2010, transmeton lajmi.net.

Në raport thuhet se Flamengo ishte i interesuar për shërbimet e Vidal, që ka edhe një vit kontratë, por mesfushori është i interesuar të vazhdojë edhe një vit në Evropë, pastaj do ta vendos të ardhmen.

Sidoqoftë, Flamengo nuk është klubi i vetëm që është refuzuar nga Vidal, ngase kiliani gjithashtu i tha jo edhe klubit francez, Olympique de Marseille.

Vidal ka bërë 30 paraqitje për Milanin në edicionin 2020/21 derisa ka shënuar dy gola dhe regjistruar dy asistime./Lajmi.net/