Vetura super luksoze që askush nuk e di se si përfundoi jashtë rrugës
Vetura super luksoze besohet se kishte pësuar aksident duke dalë nga rruga.
Auto & Tek
Një super veturë me vlerë prej deri në 250 mijë funte është xhiruar në kamera duke përfunduar jashtë rrugës.
Një McLaren 720s është parë në Bradley Stoke, Bristol mes shumë dyshimesh se si kishte përfunduar aty.
Vetura super luksoze besohet se kishte pësuar aksident duke dalë nga rruga.
Avon dhe Somerset Police janë ftuar në vendin e ngjarjes duke e rrethuar edhe zonën.
I shitur së pari në treg më 2017, McLaren 720s është në gjendje të arrijë shpejtësinë 0-60 për vetëm 2.8 sekonda.
Ende nuk dihet si ka përfunduar jashtë rrugës ose kush ka qenë i përfshirë në aksident. /Lajmi.net/
