Vetura përfundon në ara, vetaksident në Besi të Prishtinës
Një vetaksident ka ndodhur sot, rreth orës 08:00, në magjistralen Prishtinë–Podujevë, në fshatin Besi. Si pasojë, vetura ka përfunduar jashtë rrugës, në ara. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka dalë në vendngjarje.