Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet për obduksion
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00. “Raportohet se në Spitalin e Pejës, nga familjarët është dërguar foshnja viktimë m/k pa shenja jete”, thuhet në raport. Vdekjen e…
Lajme
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00.
“Raportohet se në Spitalin e Pejës, nga familjarët është dërguar foshnja viktimë m/k pa shenja jete”, thuhet në raport.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e vdekjes pritet të ndriçohen pas përfundimit të procedurave përkatëse. /Lajmi.net/