Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Vetëvendosje nuk e përkrah rezolutën për mbrojtjen e vlerave të popullit

16:49 | 9 Korrik 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është deklaruar rreth projekt-rezolutën për mbrojtjen e vlerave të popullit.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar rreth projekt-rezoluta për mbrojtjen e vlerave të popullit e iniciuar nga deputetja Mirlinda Sopi nga koalicioni AAK-Nisma, raporton lajmi.net.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka lënë të nënkuptohet se nuk do ta votojë këtë projekt-rezolutë ashtu siç është.

“Duhet t’ju sqaroj se ne e mbështetëm, që të futet në rend të ditë për ta shqyrtuar këtë rezolutë, por kjo nuk nënkupton se ne e përkrahim këtë projekt-rezolutë ashtu siç është. Nuk do të thotë që ne nuk e kuptojmë se si ka ardhur këtu kjo projekt-rezolutë… edhe rruga prej nga ka ardhur ka një kuptim”, deklaroi Selimi.

Tutje ai ka parashtruar pyetje edhe për dhjetë pikat e kësaj projekt-rezolute.

“Rezoluta për ironi ndoshta do të duhej të përfshinte kundërshtimin ndaj padrejtësisë dhe ndaj atyre që e solli në këtë padrejtësi ashtu siç e kemi thënë Gjykata Speciale. Nuk jeni shumë që disa prej jush që vet në 2015 disa prej jush e keni sjell këtë padrejtësi. Nëse keni menduar se kjo sjell diçka tjetër kjo është diçka tjetër, gjykata e ka këtë punë. Për atë çka trajton pika e parë në draft-rezolutë, a nuk e keni ditur qe e dhe atëherë që shteti serb ka kryer spastrim etnik. Pika dy, a nuk e keni ditur edhe atëherë që ka të pagjetur, siç e keni cekur sot. Pika tre, a nuk ju ra ndërmend që t’ia kujtoni bashkësisë ndërkombëtare….. Pika katër, a vetëm tash po iu bie ndërmend rasti “Panda”, pse s’ju r ndërmend në 2015 kur ne e kundërshtuam. Pika 5, pse nuk ishit të gatshëm ta mbroni pastërtinë e luftës në 2015 kur ne atëherë e kundërshtuam votimin e Gjykatës…. Pika 7,. A nuk e keni kuptuar edhe më herët që Serbia nuk është bashkëpunuese me krimet që i ka bërë në Kosovë. 8 pse tash e jo ma herët po kërkoni që Dhomat e Specializuara të jenë të drejta dhe të paanshme. Pika 9 a me të vërtetë se nuk e dini pse u publikua kjo aktakuzë?. Pika 10, pse nuk kërkuar unitet edhe në 2015 për ta mbrojtur luftën dhe pastërtinë e UÇK-së?. Pra a nuk e sollëm vetë këtë gjykatë nga e cila po ankohemi. Nuk do të duhej të kishte standarde të dyfishtë e sidomos për luftën e drejtë të popullit shqiptar në Kosovë. Në atë kohë qeveria ka qenë sponsorizuese e kësaj gjykate e në atë kohë ishte kryeministër presidenti i tashëm. A nuk ju thoshte atëherë lideri suprem që kjo gjykata s’ka të bëj me UÇK po me individë, a nuk ju thoshte se kjo gjykatë ka për qëllim të pastrojë luftën e UÇK-së.  Ne jemi për të diskuar për këto rezoluta, por nuk nëse nuk e keni ditur se Gjykata themelohet për t’u gjykuar e keni pasur gabim. Për fat të keq ata nuk ishin gjykatë që mund të shkarkoheshin nga printoja, është e kundërta, ata edhe mund të të shkarkojnë”, deklaroi Selimi.

Ai po ashtu ka kërkuar harmonizim dhe koordinim për këtë projekt-rezolutë. /Lajmi.net/