Vetëvaret një 57 vjeçare nga Lëbusha e Deçanit
Sot në mëngjes fshatin Lëbushë të Deçanit ka kryer vetëvarje një femër e moshës 57 vjeçare, bënë të ditur Policia Rajonale e Pejës.
Lajme
Pran Stacionit Policor në Deçant, sot rreth orës 09:05 minuta është paraqitur një rast i një vdekje të dyshim, ku është raportuar për një vetëvarje brenda një shtëpie banimi në fshatin Lëbushë të kësaj komune.
“Njësitet policore të këtij stacioni menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes,me ç’rast kanë vërejtur se në brendësi të shtëpisë së banimit,në pushimoren e shkallëve ndërmjet katit 1-2 gjendej një trup i shtrirë i personit të gjinisë femër , shtetases Sh.L. (1958).Mendohet se viktima ishte vetëvarur në rrethojat e shkallëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i mjekëve nga QKMF Deçan të cilët konstatuan se trupi i shtrirë ishte pa shenja jete”. Rasti po hetohet nga policia, dhe nuk është raportuar për motivin e aktit. (lajmi.net)