‘Veterani’ Januzaj

Portieri i Manchester Unitedit, Anders Lindegaard ka lavdëruar yllin kosovar Adnan Januzaj pas një tjetër paraqitje fantastike nga mesfushori i talentuar, në fitoren 4-0 ndaj Norwich Cityt të martën mbrëma në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup. Edhe pse nuk shënoi gol, Januzaj nxori penalltinë tek goli i parë dhe paraqiti kërcënim…

Sport

30/10/2013 08:10

Portieri i Manchester Unitedit, Anders Lindegaard ka lavdëruar yllin kosovar Adnan Januzaj pas një tjetër paraqitje fantastike nga mesfushori i talentuar, në fitoren 4-0 ndaj Norwich Cityt të martën mbrëma në kuadër të rrethit të katërt në Capital One Cup.

Edhe pse nuk shënoi gol, Januzaj nxori penalltinë tek goli i parë dhe paraqiti kërcënim të vazhdueshëm për kundërshtarin në një tjetër paraqitje pozitive nga ana e tij, kurse publiku në Old Trafford u ngrit në këmbë për ta duartrokitur daljen e tij nga loja në minutat shtesë të ndeshjes.

“Ai është vërtetë premtues. Ai luan sikurse të kenë bërë tanimë 200 paraqitje në Premierligë”, deklaroi portieri danez pas ndeshjes.

“Ishte vetëm çështje kohe para se të realizojmë katër gola në një ndeshje”, përfundoi Lindegaard.