Veterani i UÇK-së për sulmin terrorist në veri: Të gatshëm me iu përgjigj shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sulmit terrorist në Banjsë, tha se Aleksandër Vuçiqi në Bruksel e kishte përmendur se Millan Radoiçiq “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”. Kjo deklaratë e Kurtit u komentua nga akterë të jetës publike, ndërsa Lajmi.net ka shkuar në qytetin e Skenderajt prej nga është heroi Adem Jashari. Qytetarët…

Lajme

03/10/2023 18:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sulmit terrorist në Banjsë, tha se Aleksandër Vuçiqi në Bruksel e kishte përmendur se Millan Radoiçiq “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Kjo deklaratë e Kurtit u komentua nga akterë të jetës publike, ndërsa Lajmi.net ka shkuar në qytetin e Skenderajt prej nga është heroi Adem Jashari.

Qytetarët atje u shprehën të indinjuar që figura e heroit Adem Jashari të krahasohet me kriminelin Millan Radoiçiq.

Një qytetar i cili është edhe veteran i luftës, tha se Radoiçiqi është kriminel dhe ai asesi nuk mund të bëhet hero.

Tutje ai tha se i ka përcjellë me shqetësim ngjarjet e 24 shtatorit dhe ka qenë i gatshëm që t’i dal në krah shtetit të Kosovës.

Ai është kriminel edhe kriminelët nuk mund të bëhen heronj. Ne kemi qenë pjesë e luftës dhe vet fjala luftë do të thotë shumë për luftëtarët. Ne e kemi përcjellë në atë mëngjes me shqetësim të madh situatën, kemi qenë të gatshëm me ju përgjigj shtetit nëse ka nevojë. /Lajmi.net/