“Vetëm lojtarët e pandershëm ia kthejnë shpinën trajnerit”

Jose Mourinho ka hedhur poshtë pretendimet se lojtarët e Manchester United nuk janë pas tij, duke thënë se vetëm lojtarët e ‘pandershëm’ nuk luajnë mirë për trajnerët që nuk u pëlqejnë.

Sport

05/12/2018 09:40

Presioni për Jose Mourinhon sa shkon e rritet në Premierligë, sidomos pas barazimit të radhës në udhëtim te Southampton, ku tani renditet në vendin e tetë në tabelë.

Sot (e mërkurë), Manchester United presin Arsenalin që mban vendin e katërt, dhe një humbje në ‘Old Trafford’ bën që ‘Djajtë e Kuq’ të mbesin 11 pikë larg skuadrës së Unay Emery.

“Nëse ju mendoni se një lojtar luan, sipas fjalëve të juaja, kur mbështet trajnerin, pse duhet t’i thërras këta lojtar për ndeshje, është e pandershme”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Në futboll lojtari paguhet, paguhet shumë mirë, për t’u bërë profesionist”.

“Ai duhet të stërvitet çdo ditë në maksimum, të luaj në maksimumin e tij, për të vepruar në mënyrë shoqërore sipas natyrës së tij të punës, për të respektuar miliona tifozë anembanë botës dhe për të respektuar hierarkitë në klub”./Lajmi.net/