Vetaksident trafiku në Suharekë, shoferi humb jetën ndërsa tri pasagjere lëndohen – Detaje nga Policia

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në rrugën tranzit të Suharekës. Si pasojë e këtij aksidenti, tri pasagjere kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa shoferi ka humbur jetën. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rruga tranzit, Suharekë / 13.09.2026 – 16:20. Vozitësi mashkull…

Lajme

14/09/2026 09:33

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në rrugën tranzit të Suharekës.

Si pasojë e këtij aksidenti, tri pasagjere kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa shoferi ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rruga tranzit, Suharekë / 13.09.2026 – 16:20. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë tre pasagjeret femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa vet vozitësi i mjetit nuk ka mundur tu mbijetoj lëndimeve dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/