Vet-fotografimi më i rrezikshëm ndonjëherë

Një person e ka sfiduar vdekjen, duke e bërë vet-fotografimin më të rrezikshëm ndonjëherë, në momentin kur ishte duke ikur nga një buall i madh që po e sulmonte. Personi i njohur vetëm si Christian, po merrte pjesë në ‘Houston Bull Run’, kur vendosi të filmonte gjithçka me telefonin e tij. Një spektator, po ashtu…

Lifestyle

03/02/2014 23:02

Një person e ka sfiduar vdekjen, duke e bërë vet-fotografimin më të rrezikshëm ndonjëherë, në momentin kur ishte duke ikur nga një buall i madh që po e sulmonte.

Personi i njohur vetëm si Christian, po merrte pjesë në ‘Houston Bull Run’, kur vendosi të filmonte gjithçka me telefonin e tij.

Një spektator, po ashtu pjesëmarrës, e ka fotografuar Christianin duke bërë vet-fotografim dhe imazhi është shkarkuar në Reddit nga përdoruesi Zchavago.

Më pas është postuar edhe videoja të cilën e kishte bërë vet Christiani. Këtë vit, rreth 3.500 persona morën pjesë në këtë spektakël të rrezikshëm, me ç’rast njëri prej tyre përfundoi në spital, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime më të lehta.