Veseli: ‘Qeveria e dështimit’ do t’i kushtojë qindra miliona euro humbje Kosovës

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për qeverinë e re të Kosovës.

Lajme

04/06/2020 21:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar qeverinë e shkuar, duke thënë se nga një “Qeveri e Shpresës” ata u shndërruan në një “Qeveri të Dështimit”.

“Ajo do të mbahet mend si një Qeveri e dështimit. Asgjë nuk bënë. Edhe në pikat që thoshin se do t’i bënin menjëherë.”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

Më tutje, ai tha se në këto 30 vite të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, asnjëherë sikur me qeverinë e kaluar nuk janë vënë në pikëpyetje raportet tona.

Kryetari i PDK-së foli edhe për shkarkimet e bordeve nga ana e qeverisë Kurti. Sipas tij, e gjitha kjo ka qenë e paligjshme dhe do t’i kushtoj shtetit të Kosovës miliona euro humbje.

Për më tepër, ai tha se edhe këto borde u mbushën me anëtarë të partisë së tyre, për çka kishin thënë se nuk do ta bënin asnjëherë.