Veseli: Në qeverisjen e Shpend Ahmetit po merren leje me sekser (Video)
Anëtari i Kuvendit Komunal në Prishtinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shemsi Veseli, ka thënë në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel se në mandatin e Shpend Ahmetit ka sekser.
Lajme
Madje, ai thotë se ka drejtori që e parapërgatit terrenin dhe merr mjete në të holla për të lëshuar leje ndërtimi.
Sipas, Veselit kjo qeverisje nuk ka të drejtë të flet për 70 dosjet që ka dërguar në prokurori dhe akuzojnë të tjerët, deri sa vet po e degradojnë qytetin duke lëshuar dokumente.
