Veseli: Fillimi i Ri për rini që krijon vende pune (Foto)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur të mërkurën nga qindra studentë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Lajme
Ai para tyre tha se fuqizimi i rinisë dhe gruas është koncepti bazë i Fillimit të Ri. Dhe për t‘u bërë kjo, tha Veseli, duhet të ecët më shpejt, reforma të thella dhe vendim-marrje e guximshme.
“Kosova nuk ka mundësi të hupë në kohë. Kosova duhet të ecë shumë shpejt përpara. Dhe koncepti i Fillimit të Ri keni parasysh cili është; fuqizimi në mënyrë të veçantë i rinisë dhe gruas. Fuqizimi i rinisë dhe ecja përpara e reformave ekonomike. Ne duhet që vendin tonë fuqishëm dhe shumë shpejt, me një vizion i cili është shumë i qartë, me parametra që janë shumë matës, me vendim-marrje e cila është e guximshme, ta transformojmë Kosovën tonë, nga një Kosovë e cila sot është konsumuese, në një Kosovë e cila është prodhuese”, ka thënë ai.
Kreu i PDK-së tha po ashtu se Fillimi i Ri nuk synon që vetëm të krijojë mundësi për punësim për të rinjtë, por synon që të zhvillojë rininë në mënyrë që ajo të krijojë vende të lira pune.
“Fillimi i Ri nuk është një koncept i cili ju gjen juve vetëm vende të lira pune. Rinia duhet të krijojë , rinia inovative, rinia e përgjegjshme, rinia e fuqishme, atë të cilën e njoh unë, duhet të krijojë vende të lira pune. Kjo është ajo që do të fokusohemi në konceptin e Fillimit të Ri. Mendoni qysh nga tani, përfitoni nga përvojat të cilat i keni nga aspekti studimor, mundoheni të zhvilloni idetë e juaja, bëhuni bashkë, një, dy, tre, filloni një startup”, deklaroi Veseli para studentëve.