Veseli falënderon Malin e Zi për ndihmën në gjetjen e zgjidhjes për Demarkacionin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur falënderues ndaj shtetit të Malit të Zi për mbështetjen e tyre në gjetjen e një zgjidhje për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.
Lajme
Veseli shkruan në Twitter se ai ndjehet falënderues ndaj miqve të Malit të Zi në ndihmesën për gjetjen e një zgjidhje për Demarkacionin.
Ky është postimi i Veselit në Tëitter:
“Falënderues për miqtë tanë nga Mali i Zi për ndihmën në gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin e kufirit. Ky është një demonstrim i marrëdhënieve vërtetë të mira mes Kosovës dhe Malit të Zi”./Lajmi.net/