Verstappen flet para garës finale: Do të jetë emocionuese, duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme

Max Verstappen ka dhënë komentet e tij para garës së fundit për këtë sezon në Formula 1.

Sport

08/12/2021 18:24

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen qëndron në krye të renditjes së përgjithshme, me pikët e barabarta me Lewis Hamilton të Mercedes.

Gara në Abu Dhabi do të vendos gjithçka sa i përket titullit dhe këtë garë e pret me shumë emocione holandezi që shpreson që të ketë më shumë shpejtësi në bolidin e tij.

“Pres një garë emocionuese. Këtë vit kemi bërë më shumë rivalitet sesa në të kaluarën, si skuadër mund të jemi krenarë me çfarë kemi bërë. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar titullin kampion bote”, ka thënë Verstappen, transmeton lajmi.net.

“Mezi e pres Abu Dhabi. Në garat e fundit na ka munguar shpejtësia, por shpresoj të jetë ndryshe këtë vikend. Do të jetë me rëndësi të bëjmë kualifikuese të mira”, shtoi holandezi.

Verstappen ka humbur garën e fundit ndaj Hamilton, kur edhe u barazua rezultati i përgjithshëm. Gjithçka për titullin vendoset në garën e fundit. /Lajmi.net/