Verona – Napoli, formacionet zyrtare

Verona do të ndeshet me Napolin në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Sport

24/01/2021 14:02

Napoletanet kërkojnë ngritjen në tabelë, por si kundërshtarë kanë një skuadër të papërshtatshme siç është Verona, transmeton lajmi.net.

Napoli qëndron në pozitën e gjashtë me 34 pikë total, ata në pesë ndeshjet e fundit kanë tre fitore, një humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, Verona qëndron në pozitën e nëntë me 27 pikë gjithsej, ata kanë dy humbje, dy fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Për Napolin, mungon Fabian Ruiz i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Osimhen është i gatshëm për ndeshje.

Tek Verona, Benassi dhe Beloso do jenë mungesa të mëdha.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Demme, Bakayoko, Lozano, Zielinski, Insigne, Petagna.

Verona: Silvestri, Dawidowicz, Gunter, Dimarco, Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic, Barak, Zaccagni, Kalinic.