Veprimi i Barcelonës në faqen zyrtare “konfirmon” rikthimin e Messit?
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Leo Messi, është shfaqur në mesin e lojtarëve të ekipit të parë në faqen zyrtare të FC Barcelonës, raporton Sport, transmeton lajmi.net. Pavarësisht se e bën pa imazh, lojtari shfaqet me numrin “30” dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Argjentinasi, i cili përfundon kontratën e tij me PSG-në në…
Sport
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Leo Messi, është shfaqur në mesin e lojtarëve të ekipit të parë në faqen zyrtare të FC Barcelonës, raporton Sport, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht se e bën pa imazh, lojtari shfaqet me numrin “30” dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Argjentinasi, i cili përfundon kontratën e tij me PSG-në në fund të sezonit dhe nuk ka vendosur ende të ardhmen e tij, është një lojtar veçanërisht i dashur në Barcelonë dhe klubi tashmë do të punonte për rikthimin e tij.
Edhe zëvendëspresidenti i Barcelonës ditë më parë në një deklaratë konfirmoi kontaktet me kampin e Messit, por pa diçka konkrete.
Për 35-vjeçarin e PSG-së u raportua nga gazetari Fabrizio Romano që ka pranuar ofertën e parë zyrtare për transferim në verë nga klubi arab Al Hilal.
Al Hilal i ka ofruar pagë 400 milionë euro në vit për Messin, me këtë të fundit që thuhet se ka synim të vazhdojë karrierën në Evropë.
Messi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në verën e vitit 2021 pas një aventure 16-vjeçare. Ai u transferua te Paris Saint-Germaini./Lajmi.net/