Venezia më e fortë sesa Malmo – e ndalë me barazim Juventus

Juventus ka bërë një tjetër hap fals në Serie A.

Sport

11/12/2021 19:53

Zonja e Vjetër është ndalur me barazim 1:1 në ndeshjen kundër Venezia, shkruan lajmi.net.

Allegri mbeti pa Paulo Dybala, lojtarin kryesor të skuadrës, pasi argjentinasi pësoi një dëmtim në minutën e 12’ të takimit.

Juve kaloi në epërsi në minutën e 32’, me Alvaro Morata që gjente rrugën e golit. Por, këtë epërsi ata nuk e ruajtën dot.

Aramu ishte lojtari që barazoi në 1:1, në minutën e 55’ të takimit. Përkundër tentimeve, Juve nuk arriti që të rikthente epërsinë.

Zonja e Vjetër ka 28 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, derisa Venezia merr pikën e 16-të. /Lajmi.net/