Vëllai sjell një ‘dhuratë speciale’ në dasmën e motrës pasi bënin shaka që pesë vite

Një shaka e vëllait të saj u bë realitet duke i sjell një lamë në dasmë.

Fun

05/03/2020 08:44

Nëse keni vëlla dhe nuk ju ka ngacmuar ndonjëherë, atëherë a është me të vërtetë vëllai juaj?

Mendl Weinstock bëri një shaka me motrën e tij që nëse do të martohej ndonjëherë, ai do ti sjellë një lamë si të ftuar. Motra Riva Eisenberg nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi me jetën e saj, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Por pesë vite më vonë, kur Riva u martua, Mendl vendosu që ta bënte realitet shakan e tij më motrën, dhe i sjell një lamë me kostum në dasmën e saj.

Nusja mbeti e befasuar, Riva priste diçka të pazakontë por jo një lamë. Dasma u mbajt në Cleveland të Ohaios.

Derisa të ftuarit po kalonin shumë mirë, Riva tha se asnjëherë nduk do të fejohej me një lamë, ti shkonte afër apo ta prekte atë. Pas një ore dhe pas atyre çasteve gazmore, lama u kthye në fermën e saj.

Mendl shpjegoi: “Pesë vite më parë,motra ime po bisedonte për martesën e saj, si të ishte nëse edhe pse ajo nuk kishte dikë të veçantë në jetë. Vetëm që ta bëjë nervoze, i thashë që nëse më fton në dasmë do ta sjell një lamë me vete. Në fillim ajo u nervozua shumë por më pas ajo e kupto që ishte vetëm një shaka”.

Motra e tij ishte e impresionuar që vëllai arriti të mbajë premtimin e tij (që supozohej të ishte një shaka) dhe të sjell një lamë në dasmën e saj. /Lajmi.net/