Vëllai i Leos, Matias Messi i bie pishman për deklaratën e tij, kërkon falje ndaj Barcelonës

Vëllai i Leos, Matias Messi ka ulur tonet e kritikave në ‘Instagram’ dhe siguron se për ata Katalonja është shtëpia jonë e dytë. Ai kishte komentuar në ‘Twitch’ të djalit të tij se “nuk do të kthehemi në Barcelonë dhe nëse do të kthehemi do të bëjmë një pastrim të madh, ndër të tjera hedhim…

Sport

09/02/2023 12:24

Vëllai i Leos, Matias Messi ka ulur tonet e kritikave në ‘Instagram’ dhe siguron se për ata Katalonja është shtëpia jonë e dytë.

Ai kishte komentuar në ‘Twitch’ të djalit të tij se “nuk do të kthehemi në Barcelonë dhe nëse do të kthehemi do të bëjmë një pastrim të madh, ndër të tjera hedhim jashtë Joan Laporta, një person mosmirënjohës”.

Matias Messi është detyruar të ndryshojë deklaratat e tij të fundit për Barçën duke publikuar një tekst faljeje në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

Vëllai i madh i Leos, i cili kishte përdorur një ton shumë të ashpër kur iu referua mundësisë së rikthimit në klub, u justifikua duke thënë se ishte vetëm një “shaka” dhe se Katalonja është shtëpia e tij e dytë, duke u përpjekur kështu të ulë përmbajtjen e deklaratave të tij shpërthyese.

Matias shpjegon në letër se “Dua të justifikohem për atë që thashë në rrjetet sociale, isha vetëm me djalin dhe miqtë duke bërë shaka. Si do të mendoj për një klub kaq të madh sa Barcelona dhe historia e tij që na ka dhënë shumë si për familjen time ashtu edhe për Leon.

Për ne Katalonja është shtëpia jonë e dytë dhe kjo është dijeni publike. Më vjen shumë keq dhe u kërkoj falje të gjithëve, sidomos tifozëve të Barcelonës. Së fundi dua të them se kam vetëm rrjetin social instagram!!! “, thekson vëllai i Leo Messit./Lajmi.net/