Vedat Muriqi shënon dy gola në fitoren ndaj Las Palmas
Mallorca ka mposhtur sonte Las Palmas me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 24-të të La Ligës dhe për fitoren e dhjetë një kontribut të madh kishte Vedat Muriqi me dy gola të shënuar brenda vetëm 22 minutash. Futbollisti kosovar solli ekipin e tij në epërsi qysh në minutën e 7-të, për të dyfishuar…

Sport
Mallorca ka mposhtur sonte Las Palmas me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 24-të të La Ligës dhe për fitoren e dhjetë një kontribut të madh kishte Vedat Muriqi me dy gola të shënuar brenda vetëm 22 minutash.
Futbollisti kosovar solli ekipin e tij në epërsi qysh në minutën e 7-të, për të dyfishuar shifrat në minutën e 29-të.
Dani Rodriguez gjashtë minuta më vonë thelloi rezultatin në 3:0 për Mallorca.
Las Palmas golin e vetëm arriti ta shënojë në pjesën e dytë përmes Stefan Bajçetiq në minutën e 62-të.
Mallorca pas 24 xhirosh renditet e shtata në tabelë me 34 pikë, ndërsa Las Palmas mbetet pranë zonës së rrezikshme, në pozitën e 17-të, me 23 pikë.
Në tabelë prin Real Madrid me 51 pikë, një më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë. Barcelona renditet e treta me 48 pikë, por me një ndeshje më pak.