Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të një bombole gazi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në komunën e Dragashit, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda shtëpisë së saj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 18:20 në një nga fshatrat e komunës. Viktima, shtetase kosovare, ka mbetur…

Lajme

10/10/2025 09:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në komunën e Dragashit, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda shtëpisë së saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 18:20 në një nga fshatrat e komunës. Viktima, shtetase kosovare, ka mbetur pa shenja jete pas shpërthimit që ndodhi në dhomën ku ajo po qëndronte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.