Vdes nga zjarri një grua në Pejë

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, një grua së bashku me bashkëshortin e saj kanë qenë duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë, por ka marrë lëndime nga zjarri dhe është dërguar pa shenja jete në spitalin e Pejës.

Lajme

29/11/2017 11:34

“Viktima derisa është sjellë në spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.