Hashim Thaçi nga Haga: Jam plotësisht i pafajshëm – Ne e bëmë atë që duhej bërë, pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ai në intervistën në Kanal 10 ka theksuar se procesi gjyqësor duhet të respektojë bazën ligjore mbi të cilën është…

Lajme

14/05/2026 23:41

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ai në intervistën në Kanal 10 ka theksuar se procesi gjyqësor duhet të respektojë bazën ligjore mbi të cilën është themeluar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, opinioni publik në Kosovë nuk është mjaftueshëm i informuar për atë që po ndodh në sallën e gjyqit, duke thënë se qytetarët “ose nuk e dinë, ose e dinë pak dhe në mënyrë të mjegullt”.

Thaçi ka folur gjithashtu për periudhën e luftës në Kosovë, duke e cilësuar rezistencën si të domosdoshme përballë shtypjes dhe politikave të regjimit të atëhershëm të Slobodan Milloshviqit.

Ai ka deklaruar se populli shqiptar u përball me një situatë të padurueshme dhe se, sipas tij, rezistenca dhe veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendimtare për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ne bëmë atë që duhej bërë. Pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë”, ka thënë ai.

Në deklaratën e tij, Thaçi ka shtuar se ndonëse proceset historike dhe gjyqësore mund të jenë komplekse, ai mbetet optimist për drejtësinë, por jo iluzionist.