LDK denoncon sulme digjitale ndaj Abdixhikut: Kosova nuk guxon të lejojë që debati demokratik të zëvendësohet me manipulim digjital, propagandë anonime dhe sulme të organizuara

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se sulmet e koordinuara digjitale ndaj profileve zyrtare të kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë vazhduar edhe sonte. Sipas partisë, përmes profileve të rreme dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, po tentohet të krijohet artificialisht perceptimi publik dhe të ndërtohet infrastruktura propagandistike për sulme të ardhshme politike, transmeton…

Lajme

14/05/2026 23:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se sulmet e koordinuara digjitale ndaj profileve zyrtare të kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë vazhduar edhe sonte.

Sipas partisë, përmes profileve të rreme dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, po tentohet të krijohet artificialisht perceptimi publik dhe të ndërtohet infrastruktura propagandistike për sulme të ardhshme politike, transmeton lajmi.net.

LDK e cilëson këtë si një ndërhyrje hibride në komunikimin publik dhe procesin demokratik, dhe ka njoftuar se do ta adresojë çështjen nesër në mëngjes në Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar trajtim serioz dhe urgjent. Partia thekson se as sulmet digjitale, as propaganda dhe as profilet e rreme nuk do të ndalojnë komunikimin e saj me qytetarët.

Postimi i plotë: 

REAGIM PËR MEDIE
Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik se sulmet e koordinuara digjitale ndaj profileve zyrtare të Kandidatit të LDK-së për Kryeministër kanë vazhduar edhe sonte.
Përmes rrjeteve të profileve të rreme, ndërhyrjeve të automatizuara dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, që ngjajnë brenda pak minutash, po tentohet të krijohet artificialisht perceptimi publik dhe të ndërtohet paraprakisht infrastruktura propagandistike për një fushatë të ardhshme të atakimit dhe diskreditimit politik.
LDK vlerëson se kemi të bëjmë me një formë të organizuar të ndërhyrjes hibride në komunikimin publik dhe procesin demokratik në vend.
Për këtë arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta adresojë sërish këtë çështje nesër në mëngjes në Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar trajtim serioz, profesional dhe urgjent të këtij aktiviteti të rrezikshëm.
Kosova nuk guxon të lejojë që debati demokratik të zëvendësohet me manipulim digjital, propagandë anonime dhe sulme të organizuara ndaj komunikimit politik të lirë.
Asgjë, megjithatë, nuk do ta ndalë komunikimin tonë me qytetarët e Republikës. As profilet e rreme. As propaganda. As frika nga bashkimi që po ndodh në Kosovë./lajmi.net/