Vdes në rrethana të dyshimta punëtori i Postës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është raportuar për një vdekje në Prishtinë.

Lajme

19/08/2020 10:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14:20 është raportuar se një person ka ndërruar jetë.

Lajmi.net, mëson se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, punëtor të Postës së Kosovës, i cili kishte vdekur në orarin e punës në objektin qendror të postës mirëpo, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë në lidhje me vdekjen e tij e as ngjarjen se ku ka ndodhur.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në  IML për obduksion.

Policia e Kosovës këtë vdekje është duke e cilësuar si të dyshimtë.

“Prishtinë 18.08.2020 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në  IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/