Vdes mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz

Mbreti Abdullahi i Arabisë Saudite ka vdekur në moshën 91 vjeçare pas një beteje të tij me pneumonia, ka lajmëruar televizioni shtetëror i Arabisë.

Bota

23/01/2015 08:28

Mbreti Abdullah bin Abdulaziz ka qenë në spital që nga dhjetori i vitit të kaluar ku ka vuajtur nga pneumonia.

Ai erdhi në pushtet në vitin 2005 pas vdekjes së gjysmë vëllait të tij, Mbretit Fahd dhe mendohet që ka 91 vjet edhe pse zyrtarët nuk e japin saktë vitet e tij.

Mbreti Abdullah ishte shtruar në Qendrën Spitalore King Abdulaziz Medicall City of the National Guar në Riad në dhjetor të vitit të kaluar për disa teste mjekësore ku edhe u diagnostifikua me sëmundjen e tij.

Oborri mbretëror kishte thënë këtë muaj që mbreti vuante nga pneumonia dhe përkohësisht i ishte vënë një tubë në fyt për të ndihmuar atë të merr frymë.