Vdes gazetari i njohur sportiv Saimir Demi
Ka ndërruar jetë sot në moshën 57 vjeçare, gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Demi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti që të fitonte këtë betejë. Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk…

Sport
Ka ndërruar jetë sot në moshën 57 vjeçare, gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Demi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk arriti që të fitonte këtë betejë.
Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.
Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nesër në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shprehet ai.