Vdes alpinistja 16-vjeçare, ra 150 metra nga një shkëmb në alpet franceze

Një alpiniste, kampione botërore, Luce Douady ka vdekur pasi ra 150 metra nga një shkëmb në alpet franceze të dielën.

Sport

16/06/2020 12:55

Besohet se 16-vjeçarja ishte duke kaluar në mes të dy zonave të ngjitjes në Le Luisset afër qytetit Jug-Lindor të Grenoble kur ajo rrëshqiti.

Douady ishte duke mbretëruar si kampione e ri e botës dhe kishte eksploruar zonën me miqtë, përcjell lajmi.net.

Ajo ishte një më të talentuarat në ngjitje, përpara prezantimit të saj në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio, pasi kishte filluar së bashku me babanë e saj në moshë të re.

Climbing.com e përshkroi stilin e saj si “dinamik dhe impenjues” – “perfekt” për gara të konkurrencës.

Federata Franceze për ngjitje në mal është në zi për humbjen tragjike dhe është solidarizuar me vdekjen e Douady. /Lajmi.net/