Vdes 42 vjeçari që qëlloi veten me armë zjarri sot tek “Bregu i Diellit” në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Një person ka tentuar t’i marrë jetën vetes duke qëlluar me armë zjarri. Si shkak i lëndimeve të marra në pjesën e kokës, 42 vjeçari ka vdekur. Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga doktori kujdestar në QKUK,…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Një person ka tentuar t’i marrë jetën vetes duke qëlluar me armë zjarri.
Si shkak i lëndimeve të marra në pjesën e kokës, 42 vjeçari ka vdekur.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga doktori kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora.
Bajgora ka njoftuar se në QKUK kanë pranuar një person i cili si fillim ka shkuar me shenja jete, pra gjallë, e të cilit i janë kryer të gjitha intervenimet e nevojshme.
“Ka ardhur gjallë. Me shenja jete, por ka pas plagë në kokë të njëjtit i janë kryer të gjitha ekzaminimet, por për shkak se lëndimi në kokë ka qenë shumë i madh ai ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Bajgora.
Duhet theksuar se në vendin e ngjarjes sot gjatë ditës kanë qëndruar njësitë policore.
Por në lidhje me këtë rast lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje në lidhej me detajet shtesë, por nga Zyra për Informim nuk janë përgjigjur ende./Lajmi.net/