Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion

Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në zonën e rrugës magjistrale Leposaviq–Banjskë. Sipas Policisë, viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Leposaviq për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në lidhje me rastin janë…

Lajme

05/10/2026 09:17

Një person mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në zonën e rrugës magjistrale Leposaviq–Banjskë.

Sipas Policisë, viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Leposaviq për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë meshkuj, shtetas të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.